LSI mbledh më 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore

Katër ditë pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga posti i kryetarit, Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se do të mbledh Konventën Kombëtare Zgjedhore. Mësohet se Konventa do të zhvillohet të mërkurën më 5 korrik dhe nis në orën 18:00 për të zgjedhur kryetarin dhe zv. kryetarin e LSI-së.

“Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e mërkurë, më datë 5 korrik Konventën Kombëtare Zgjedhore. Konventa starton në orën 18:00 e do të mirëpresë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur kryetarin dhe zv. kryetarin e ri të partisë”, thuhet në njoftimin e LSI-së. Ilir

Meta dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSI-së pas zgjedhjes President i Republikës, ndërsa pas tij u zgjodh Petrit Vasili kryetar dhe e drejtoi LSI-në për dy muaj.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al