LSI nderon 29 Nëntorin, homazhe dhe kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nderuar ditën e çlirimit në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e shoqëruar nga deputetë të LSI-së, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se 29 nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Kryemadhi duke ju referuar betejës së madhe të popullit shqiptar tha se nuk ka rëndësi numri, por dëshira, përkushtimi, vullneti dhe zemra për të fituar beteja të rëndësishme. “Ne sot nderojmë sakrificën e  28 mijë  dëshmorëve të cilët aspironin për një Shqipëri modern, aspironin për një Shqipëri të begatë edhe pse jo të gjitha dëshirat e tyre janë të realizuara motivimi ynë mbetet që këto dëshira dhe këto ëndrra të tyre ti çojmë më tej brezat e rinj”, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Prononcimi I plotë I Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi  

Znj.Kryemadhi sërish të ndarë për datën e çlirimit?

Nuk doja të thoja të ndarë po doja të thoja që 29 Nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi. Dua të them që 73 vjet më parë, qindra dhe mijëra vajza dhe djem shqiptarë gra dhe burra  të angazhuara në ushtrinë antifashiste nacional-çlirimtare luftuan kohë të vështira, terrene të vështira dhe u përballën me një nga ushtritë më të mëdha dhe modern të asaj kohe. Pavarësisht se ushtria jonë nacional-çlirimtare ishte një ushtri modeste. Modeste në armaturë, modeste dhe në numër por kjo gjë tregoi dhe njëherë që nuk janë armët dhe nuk është numri ajo që sjell fitoren por është dëshira, përkushtimi, vullneti dhe zemra  për të fituar beteja që kanë të bëjnë me gjëra shumë të rëndësishme siç është çlirimi dhe liria e një populli. E them këtë me bindje se dhe historia e vjetër e  botës por edhe historia jonë e re tregon edhe njëherë që mjafton të kesh dëshirën dhe përkushtimin në zemër për të arritur atë që do. Ne sot nderojmë sakrificën e  28 mijë  dëshmorëve të cilët aspironin për një Shqipëri modern, aspironin për një Shqipëri të begatë edhe pse jo të gjitha dëshirat e tyre janë të realizuara motivimi ynë mbetet që këto dëshira dhe këto ëndrra të tyre ti çojmë më tej brezat e rinj. Besoj te dëshira, përgjegjësia, reflektimi i secilit nga ne që këto data të shënuara si 28-29 Nëntori të jenë ditë  reflektimi për klasën politike shqiptare për të çuar deri në fund amanetin e të gjithë atyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe mbi të gjitha për të krijuar atë Shqipëri të cilën kanë ëndërruar me qindra dhe mijëra vite shqiptarët.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al