LSI njësia 8 në bashkëpunim me institutin e gjuhëve të huaja ‘Glorious Skills’, kurse falas për familjet në nevojë

certificateInstituti i gjuhëve të huaja ‘Glorious Skills’ ndau sot certifikatat për grupin e parë të studenteve të cilët nisën para 4 muajsh mësimin e gjuhës angleze pranë kësaj qendre falas. Një bashkëpunim i frytshëm u cilësua ky midis institutit ‘Glorious Skills’ dhe njësisë administrative nr. 8 nga ana e administratorit Erjon Xhafa.

Në këtë aktivitet mori pjesë dhe Kryetari i LSI njësia 8, Dritan Ylli, i cili u shpreh tepër entuziast për mundësine që ju ofrua atyre që janë në pamundësi ekonomike për të mësuar gjuhën angleze, duke e vlerësuar këtë hap si të parin në një rrugë të gjatë bashkëpunimi me institutin ‘Glorious Skills’, për t’ju gjendur sa më pranë familjeve në nevojë dhe atyre që duan të zotërojnë një gjuhë të huaj.

certificate1Ne diplomim morën pjesë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaci dhe Nënkryetari i LRI Klevi Pojana, duke u bërë pjesë e simbolikës së shpërndarjes së certifikatave.

Administratorja e institutit ‘Glorious Skills’, Xhenisa Kapxhiu u shpreh tepër e kënaqur për finalizimin e këtij projekti dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të stafit mësimorë per të pritur grupet e tjera pranë qendres së tyre !

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al