LSI, Rama: Shqiptarët e Luginës së Preshevës të votojnë nesër në zgjedhjet në Serbi përfaqësuesit shqiptarë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklarat për mediat, “ftoi në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme në Serbi të shkojnë të gjithë në votime duke votuar për përfaqësuesit shqiptarë”.

Por njëherësh do të zgjedhin edhe deputetët shqiptar për në Kuvendin e Serbisë, sepse nesër në Republikën e Serbisë zhvillohen njëherësh si zgjedhjet në Kuvendin e Serbisë, ashtu edhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

Prandaj, në kuadër të kësaj dite, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim e gjej me vend t’ju drejtohem sot të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Luginën e Preshevës. I drejtohem sot të gjithë përfaqësuesve dhe drejtuesve politikë, qytetarëve me ndikim, intelektualë dhe përfaqësues të kësaj Lugine që me pjesëmarrjen e tyre masive në zgjedhjet e nesërme, të dëshmojnë gjithë forcën e unitetit dhe të bashkimit të tyre.

Ta kthejnë ditën e zgjedhjeve të nesërme në një manifestim qytetar, në një manifestim evropian, të vendosmërisë së tyre, të bashkimit të tyre dhe të nderimit shqiptar për të gjitha sakrificat, që kanë bërë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Për të dëshmuar kësisoj që forca e bashkimit të tyre, unitetit të tyre, vendosmërisë së tyre, evropianizimit të tyre, dominon mbi interesat e grupit apo mbi interesat partiake.
Pra, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet që nesër të votojnë për të fituar alternativa shqiptare në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është një referencë patriotizmi dhe atdhedashurie për të gjithë shqiptarët.

Prandaj ata nesër duhet të dëshmojnë forcën e bashkimit të tyre. Pjesëmarrja dhe jo bojkoti, përfaqësimi dhe jo vetëpërjashtimi, prania dhe jo mungesa duhet të frymëzojnë nesër shqiptarët që votën e tyre ta përdorin për të mirën e Luginës së Preshevës që votën e tyre ta përdorin që të fitojnë kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës, që votën e tyre ta përdorin që në krye të Komunave në Preshevë, në Bujanovç dhe në Medvegjë të jenë drejtues shqiptarë, por edhe që të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë, t’i shprehin, t’i mbrojnë dhe të jenë zëdhënës të tyre deputetë shqiptarë.

Këtë kërkon interesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë kërkon interesi evropian i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këtë kërkon i gjithë procesi i integrimit të shqiptarëve në institucionet e Republikës së Serbisë, këtë kërkon mbi të gjitha gjaku, sakrifica, dhe lufta e paepur që kanë bërë shqiptarët e Luginës së Preshevës për të fituar të drejtat e tyre kombëtare.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al