LSI SHKODËR DHURON PËR FAMILJET NË NEVOJË

Ashtu siç është bërë traditë prej vitesh, deputeti i LSI-së, Qarku Shkodër, Agron Çela sëbashku me kryetaren e LRI-së Floida Kërpaçi, me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, i është gjendur pranë familjeve në nevojë.

Sëbashku me anëtarë të kësaj force politike, ai ka shpërndarë pako me ushqime në familjet me të ardhura ekonomike minimale, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që këto familje t’i festojnë këto festa sa më mirë. Kjo iniciativë do të vazhdojë në të gjitha ditët deri më 31 Dhjetor dhe do të jenë 500 pako për familjet në nevojë të cilat do ta festojnë ndryshe këtë Vit të Ri.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al