LSI vijon antarësimet e reja “Me qetësi dhe dashuri”

U bënë rreth 4 muaj që Kryeministri i Shqipërisë, ka dalë në fushatë paraelektorale anembanë vendit për të bërë anëtarësime të reja në Partinë Socialiste. Të nisësh këtë aksion që dy vjet përpara zgjedhjeve parlamentare, me siguri diçka do ta ketë shqetësuar. Ai ka kohë që ka pushtuar podiumet dhe mediat informative, me aktivitetet e panumërta partiake.

Ndërkohë, pa zhurmë e pa bujë por nën moton e saj “Me qetësi dhe Dashuri”, LSI, aleatja kryesore e Edi Ramës, dhe që është një parti në rritje dhe me progresion të pandalshëm që prej 2009-s, po i bën anëtarësimet e reja larg vëmendjes së kamerave dhe metodave bombastike të kryeministrit.

“…sa mirë të jesh me grupin e LRI_njësia. Procesi i pajisjes me karta të reja, në rrugë të mbare. Jemi shumë, por duhet të bëhemi edhe më shumë, për të dalë të parët, për të qenë më të fortë, shkruante në profilin e tij në Facebook Dritan Ylli, anëtar i kryesisë së LSI dhe Drejtor i Përgjithshëm i Inspekoriatit Kombëtar të Punës.

Burimi:(integrimionline\E S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al