Luan Rama: As reflektim, as përgjegjësi, as ndjesë!

Marrë nga fjala e mbajtur në Kuvend.

BE nuk i hap negociatat me Shqipërinë!
Sot, Kuvendit të Shqipërisë dhe përballë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri i pari e qeveria pas tij, e mandej të gjithë ne deputetët, në pushtet a në opozitë, duhej të kërkonim ndjesë të turpëruar që nuk ia dolëm të merrnin, pra nuk ia dolëm të meritonim, vendimin e Këshillit Europian për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë!
Sot do të duhej të gjithë ne të paktën të reflektonin!
Mirëpo nuk e bëmë, siç nuk e kemi bërë shpesh herë, kur na ështē dashur të dëshmojmë pergjegjshmëri e seriozitet!
Dhe bëmë më të lehtën; atë që në fakt dimë ta bëjmë pa drojë; të drejtojmë gishtin drejt tjetrit, kur duhej më parë t’ia drejtonim vetes!
Ngjarja apo fakti i sotëm është: Këshilli Europian, nuk i çeli negociatat me Shqipërinë!
Dhe nuk ka për t’i hapur as pas një viti, pra as në qershorin e vitit 2019!
Shqipëria rihyn sërish në procesin e rivlerësimit, pra kthehet atje ku ishte një vit më parë!
Kryeministri thotë fituam! E pas tij edhe ministrat thonë fituam!
E gjitha kjo më kujton “Përrallën e Mbretit Lakuriq” të Andersenit! Ata që e kanë lexuar e kuptojnë, për ata që nuk e kanë lexuar po e them shkurtimisht: donte Mbreti të bënte një kostum, dhe 3 rrobaqepës mashtrues e morën vesh që ky mbreti i mbretërisë së famshme kishte nevojë për një kostum. Dhe kur vajti mbreti, ata bënë sikur i qepën një kostum dhe i thane e ke shumë të lehtë, se është mëndafsh i artë dhe i lehtë dhe e bënë mbretin të besonte që kishte veshur kostumin më të mirë, megjithëse e nxorrën lakuriq.
Dhe kur vajti në mbretërinë e vet, kur mblodhi oborrtarët, i pyeti si ju duket kostumi. Shumë i bukur, thanë ata, se nuk mund të thonin që mbreti është lakuriq. Kush guxonte! Dhe pas kësaj, pasi ia pëlqyen “kostumin” e lakuriqësisë oborrtarët, mbreti bashkë me suitën e tij shkoi të parakalonte përpara qytetarëve! Të tërë u pataksën! Askush nuk guxonte të fliste, deri sa një femijë bërtiti: uaaaaaaa, mbreti lakuriq!
Natyrisht edhe ju nuk e shihni mbretin lakuriq, dhe kjo është çështja juaj. Por mos bëni budallain sepse nuk jeni të tillë. Mos bëni budallain sepse nuk ju shkon.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al