Luan Rama: Austria ka qenë gjithnjë një mike e mirë e Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama që gjendet në Lusaka të Zambias në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë e 134-t të Unionit Ndërparlamentar Botëror ( IPU), pati dje një takim të veçantë me Andreas Schieder, Kryetar i Grupit Socialdemokrat të parlamentit austriak, njëherësh edhe Kryetar i delegacionit të parlamentit austriak në Asamblenë e Përgjithshme të IPU. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Zoti Schieder pasi ka shprehur falënderime të përzemërta për Ilir Meta, një mik të mirë që prej mbi 20 vitesh, siç u shpreh ai, ka theksuar rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit mes parlamenteve të dy vendeve tona, dhe veçmas edhe mes grupit parlamentar të socialdemokratëve austriakë dhe grupit parlamentar të LSI-së.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, duke e falënderuar bashkëbiseduesin, ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit dypalësh, pasi ndihma austriake është shumë e rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Në këtë kontekst, bashkëpunimi mes dy partive tona dhe mes dy grupeve parlamentare mund të bëhet një model partneriteti e bashkëpunimi efikas. Austria ka qenë gjithnjë një mike e mirë e Shqipërisë, dhe për këtë ne ju jemi mirënjohës”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së,  Luan Rama.

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al