Luan Rama: “Duhet rrëzuar sistemi i qeverisjes me krimin menjëherë!”

Deputeti Luan Rama ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të arrestimit të një prej kontigjentëve më të rrezikshëm të lidhur drejtpërdrejt me qeverinë aktuale.

Deputeti Rama thekson në statusin e tij marrë nga faqja zyrtare e tij në rrjetin social “Facebook” se krimi është më i ngushtë se asnjëherë me pseudorilindjen e kryeministrit. Sipas tij pushteti është blerë me paratë e krimit dhe kjo nuk është më një gjë e re!

“Forca e shembullit kërkon shembullin
e ndarjes së qeverisë nga krimi! Asgjë nuk është e papritur, gjithçka është parathënë: krimi dhe Rilindja është krimi në pushtet, është pushteti i blerë me paratë e krimit, nuk ka rëndësi të kushërinjëve apo të komshinjëve të krimit! Forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës, pëlqen të thotë gjithnjë Kryeministri! Dhe që të dëshmojë se nuk e thotë për demagogji, po ja bëj të qartë se forca e shembullit, sot dhe jo nesër, kerkon shembullin e ndarjes së qeverisë nga krimi! Reforma në drejtësi është para provës që t’u dëshmojë shqiptarëve vlerën për të cilën u miratua! Duhet rrëzuar sistemi i qeverisjes së krimit!”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al