Luan Rama: “E majta e bashkuar bashkohet mbi një tërësi vlerash që i tejkalon emrat dhe interesat individualë”

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, theksoi se kjo forcë politike, asnjëherë nuk i ka prishur marrëveshjet dhe asnjëherë nuk ka qenë pengesë për bashkëpunim.

E majta e bashkuar është një e majtë që bashkohet mbi një tërësi vlerash që i tejkalon emrat dhe interesat individualë, më tepër se sa marrëveshja qeverisëse që është ajo e 1 prillit, që ka të bëj me ribashkimin e të së majtës. Dhe ne nuk prishim marrëveshje në të cilat jemi investuar maksimalisht me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim,” tha ai.

Zoti Rama tha gjithashtu që PD-ja le të merret me vetveten.

“Na ka rënë përgjegjësia të bëjmë edhe qeverisjen edhe opozitën dhe pa opozitë, qeverisja natyrisht do të ishte me kosto… Pa LSI-në do të ishte me më shumë kosto dhe më me shumë probleme,” nënvizoi ai.

Duke folur për qeverisjen, zoti Rama tha gjithashtu se ekziston mundësia e ofertave mbi bazën e atyre parimeve “për të cilat u investuam në marrëveshjen e 1 prillit në Shkodër për ribashkimin e të së majtës.”

“Ne kemi votat tona, kemi angazhimin tonë dhe ne do të marrim votat tona në funksion të së majtës së bashkuar,” tha ai duke shtuar se “LSI që kontribuoi në ribashkimin e së majtës nuk prish gjërat që i ka krijuar vetë.”

“E majta e bashkuar nuk ka të bëjë në cilësinë e thelbit të vet me një emër apo dy emra apo me 100 emra. E majta e bashkuar është një e majtë që bashkohet mbi një tërësi vlerash që i tejkalon emrat dhe interesat individualë,” theksoi ai.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al