Luan Rama: Ekstradimi që ju keni nënshkruar zonja ministre e drejtësisë, është një akt në shkelje të ligjit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar përsëri mbi çështjen e ekstradimit të Nezar Seitaj. Sipas Ramës ky ekstradim është kryer në kundërshtim me ligjin procedurial penal që është në fuqi nē Republikēn e Shqipërisë, duke bërë që deputeti të sulmojë ministren e Drejtësisë si nënshkruesen e kësaj shkeljeje.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Ekstradimi që ju keni nënshkruar zonja ministre e drejtësisë, është një akt në shkelje të ligjit!

Edhe një herë po e theksoj se ekstradimi i Nezar Seitajt është kryer në kundërshtim me ligjin procedurial penal që është në fuqi nē Republikēn e Shqipërisë! 
Sepse ndaj tij kishte një çështje penale të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ai ishte duke u hetuar në gjendje arresti në burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, si pjestarë i një grupi të strukturuar kriminal! Madje, per organin e akuzës, pra për Prokurorinë ai ishte i vetmi i arrestuar!
Në këto kushtë ligji nuk e lejon ekstradimin e tij!
Ju zonja Ministre e Drejtësisë mund të mos e dinit këtë fakt, por ligji ju detyron ta verifikonit. Dhe nëse do ta kishit verifikuar konform detyrimit ligjor, do ta kishit mësuar se nuk duhej ekstraduar!
Pra, ekstradimi që ju keni nënshkruar zonja ministre, është një akt në shkelje të ligjit! Asnjë alibi, qoftë edhe duke bërë të paditurën, nuk jua lehtëson pozitën përballë ligjit as ju dhe as Prokurores së Përgjithëshme!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al