Luan Rama: Fake Kryeministër për një Fake News!

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama me anë të një postimi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke shkruar se integrimi për në BE ka bërë hapa pas.

Sipas Ramës, kryeministri është i papërgjegjshëm teksa shton se po përpiqet t’a mbulojë të vërtetën me një Fake News që as ministrat se besojnë.

POSTIMI:

Fake Kryeministër për një Fake News!

Këshilli Europian vendosi të mos i hapë negociatat me Shqipërinë! Procesi i integrimit bën hapa pas, ndërsa Kryeministri ynë përpiqet t’a mbulojë këtë këtë të vërtetë me një Fake News! Shkurt, gënjen!
Me sa duket për të kënaqur veten, sepse askush tjetër, madje as ministrat e tij nuk e besojnë! Sepse nuk janë aq budallenj!
Në vend që dita e sotme të ishte një moment reflektimi e përgjegjësie, për Kryeministrin e qeverinë e tij në rradhë të parë, por edhe për të gjithë klasën politike, ky Fake Kryeministër merr përsipër të shfaqet si i papërgjegjshëm me një Fake News!
Këshilli Europian, pra ministrat e jashtëm të BE-së, e shtynë afatin e marrjes së vendimit për çeljen e negociatave për pas një viti!
Pra, qershori i vitit 2019 është koha e shqyrtimit se si Shqipëria do t’i plotësojë kushtet e vendosura, dhe jo apriori koha e çeljes së negociatave!
Të kundërtën e kësaj të vërtete mund t’a besojnë vetëm budallenjtë!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al