Luan Rama: Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë

Deputeti i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Luan Rama me anë të një postimi ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama, duke shkruar se protestat e zhvilluara kohët e fundit e kanë frikësuar shumë atë, duke shtuar se frika e pushtetit ka fytyrën e prangave.

Luan Rama e ka dënuar rëndë aktin e policisë për shoqërimin në komisariat të të rinjve protestues ditën e sotme në Surrel.

POSTIMI I PLOTË:

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj…

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!
Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!
Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!
Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.
“E çuem grushtin për me luftue,
Ndër lufta t’reja,
Dhe me fitue…”
Jetojmë në kohë migjeniane!…

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al