Luan Rama: LSI mbështet qëndrimin e KQZ-së për dekriminalizimin

N/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama ka deklaruar se procesi i dekriminalizimit të politikës është shprehja më e qartë e vendosmërisë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika.

Përmes një deklarate për shtyp, z. Luan Rama, shprehet se LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që të realizojnë procesin e dekriminalizimit si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit.

“Procesi i dekriminalizimit të politikës është shprehja më e qartë e vendosmërisë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. Në këtë kontekst LSI mbështet vendimet më të fundit të KQZ-së dhe inkurajon të gjitha institucionet ligjzbatuese që pa asnjë hezitim të realizojnë procesin e dekriminalizimit si një detyrim të rëndësishëm përballë interesave të vendit dhe integrimit europian të tij”, – tha z. Luan Rama, teksa nënvizoi se LSI është e vendosur të angazhojë në politikë qytetarë të përgjegjshëm e me vlera të spikatura.

“LSI, e vendosur të krijojë edhe në politikën shqiptare standardet euroamerikane të angazhimit në politikë të qytetarëve të përgjegjshëm dhe që janë bartës e promovues të vlerave më të spikatura të shoqërisë, i ka bërë normë detyruese kriteret e ligjit të dekriminalizimit për të gjithë të zgjedhurit në forumet e LSI-së në të gjitha forumet e saj”, – nënvizoi N/Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, z. Luan Rama tha se dekriminalizimi, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit.

“Ligji për dekriminalizimin, Reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore duhet të bëjnë të mundur që në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin më të mirët mes më të mirëve të politikës me qëllim që politika të garantojë integritet, ndershmëri, transparencë dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe interesave të vendit”, – shprehet N/Kryetari i LSI-së, z. Luan Rama në deklaratën e tij.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al