Luan Rama: “LSI është një shans për të gjithë ata që duan Shqipërinë e vlerave euro-amerikane”

Luan Rama 1Lëvizja Socialiste për Integrim filloi konventat zgjedhore në Bashkinë e Tiranës. Sot LSI zgjodhi forumet drejtuese në njësinë administrative numër 7. Të deleguar të Kryesisë në njësinë 7 janë Luan Rama, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Edmond Haxhinasto.

“LSI në njësinë 7 është pararojë e veprimit dhe solidaritetit. Solidariteti dhe transparenca janë vlerë thelbësore e LSI-së. Zbatimi i parimeve demokratike është normë pune në të gjithë veprimtarinë e LSI-së”, theksoi i deleguari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Zoti Rama tha gjithashtu se forca e LSI-së është solidariteti me qytetarët.

“LSI ofron shans për të gjithë. LSI është partnere serioze dhe e vendosur për interesat e qytetarëve. LSI është dimensioni human i qeverisjes. LSI është një shans për të gjithë ata që duan Shqipërinë e vlerave euro-amerikane”, nenvizoi ai.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al