Luan Rama: LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit

Lëvizja Socialiste për Integrim e Shkodrës ka organizuar një ceremoni festive në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se rritja e LSI-së është dëshmi e solidaritetit qytetar. Z. Rama theksoi se LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare dhe se LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit.

“Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare. LSI-ja ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit”, – tha ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë aktivitet.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al