Luan Rama: “LSI nuk ja luan syrin as PD-së dhe as PS-së”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, mori pjesë sot në një takim me banorë të Bashkisë së Vaut Dejës. Duke folur para qytetarëve z. Luan Rama u shpreh se LSI-ja është një forcë politike e dialogut, e transparencës dhe se i ka sytë tek e vërteta dhe zemrën te qytetarët.

Gjithashtu, Nënkryetari i LSI-së theksoi se zgjedhjet e 18 qershorit duhet të jenë sipas standardeve të duhura për Shqipërinë.

“Dialogu politik, transparenca dhe ligjshmëria janë prioritete të pandryshueshme të qëndrimeve të LSI-së. Nuk ja bëjmë me sy as PD-së dhe as PS-së dhe askujt tjetër. Syri ynë, vëmendja jonë, angazhimi ynë është vetëm tek interesi publik, tek interesi qytetar dhe te shqetësimi për të bërë më të mirën në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve të këtij vendi që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet. Që zgjedhjet të jenë transparente, të ndershme, korrekte dhe ne duam zgjedhje për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë!”, – tha Luan Rama, i cili i ka vlerësuar propozimet e bëra së fundmi nga Kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi si një kontribut pozitiv për situatën politike në vend.

“Edhe propozimet që ka bërë sot z. Shpëtim Idrizi, si kryetar i PDIU-së, kanë brenda thelbin edhe shqetësimin për të dhënë një kontribut pozitiv për ta kapërcyer krizën dhe për ta zgjidhur krizën në favor të realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve. Ka në atë qëndrim propozime racionale, prandaj kjo frymë racionaliteti, ky trend bashkëpunimi përmes dialogut duhet ta udhëheq politikën”, – deklaroi ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, z. Luan Rama.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al