Luan Rama: Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër marrëveshjes mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme duke e konsideruar si marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Rama shkroi se hetimi i korrupsionit është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, pra është e pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën!

Akt injorance i mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike!

Eshtë shitur si një ngjarje e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme, e cila ka për objekt ( citoj sipas origjinalit të marrëveshjes): “hetimin e specializuar, të shpejtë, të gjithanshëm të grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale te trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën.
Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm!
Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!
Marrëveshja është në kundërshtim flagrant e të hapur me Kushtetutën!
Dhe duke iu referuar sërish objektit të saj, pra objektit të marrëveshjes, gjejmë në të një mori lajthitjesh gjuhësore, logjike e juridike! Pra, përveç se një akt antikushtetues, është edhe një akt injorance gjuhësore, logjike e juridike.
Për ilustrim të kësaj injorance skandaloze po citoj : “…krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar,”! Formalisht, për të qenë korrekt në aspektin gjuhësor, do të duhej të ishte “kundër krimit të korrupsionit dhe atij financiar”, sepse ashtu si e kanë formuluar injorantët që kanë përgatitur tekstin e marrëveshjes, i bie të konsiderohet krim po të jesh kundër korrupsionit!
Dhe diçka tjetër po për injorantët që kanë hartuar tekstin e marrëveshjes: shkruhet objekt i kësaj marrëveshjeje dhe jo objekt i kësaj marrëveshje!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al