Luan Rama: Marrëveshja Xhafaj-Marku, antikushtetutese, akt injorance dhe me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike

Konferenca për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Jam sot në këtë konferencë për shtyp, në vazhdën e të gjitha për të denoncuar, publikisht dhe politikisht aktin e papërgjegjshmërisë, aktin e radhës të shkeljes së Kushtetutës dhe aktin e radhës që dëshmon kapjen politike të Reformës në Drejtësi. Konkretisht përmes njoftimeve zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Ministria e Brendshme por edhe përmes asaj çfarë kanë raportuar mediat e vendit është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme e cila në fakt përbën një nonsens ligjor dhe logjik në parim sepse nuk ka sens të nënshkruash një marrëveshje për të zbatuar ligjin kur organet e zbatimit të ligjit dhe në këtë rast Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme e kanë detyrë Kushtetuese të zbatojnë ligjin sipas prerogativave apo atributeve që ligji u jep atyre. Kështu që të nënshkruash marrëveshje për të zbatuar ligjin do të thotë të nënshkruar marrëveshje për të bërë detyrën. Në asnjë sens nuk përbën logjikë normale që një marrëveshje të ketë fuqi mbi ligjin. Institucioni bazë që detyron organet e zbatimit të ligjit të përmbushin detyrën, të zbatojnë ligjin është Kushtetuta e Republikës dhe ligjet që janë në zbatim të saj. Megjithatë për të kuptuar thelbin alogjik, antikushtetutshmërinë e kësaj marrëveshje, më lejoni të citoj konkretisht çfarë parashikon ajo. Në objektin e marrëveshjes thuhet shprehimisht që objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje, e para në aspektin gjuhësor nuk ka sens se nuk është veprimtari e marrëveshjes. Objekti i veprimtarisë  është i institucioneve pra institucionet kryejnë veprimtarinë.

Por gjithsesi duke iu referuar injorancës gjuhësore që përmban ky akt, më lejoni ta  lexoj ashtu siç është shkruar nga injorantët që e kanë përpiluar. Objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është hetimi i specializuar i shpejtë i gjithanshëm, nuk thotë asgjëkundi i paanshëm, i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimit të organizuar dhe kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundlr korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale në fushën e veprimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Pse është në kundërshtim me Kushtetutën kjo marrëveshje dhe objekti i saj. Sepse Kushtetuta me ndryshimet që iu bënë asaj me konsensus të plotë, i çel rrugën miratimit të paketës së ligjeve të Reformës në Drejtësi. Parashikon që është prokuroria e posaçme në nenin 148 pika 4, dhe njësia e posaçme hetimore  për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe çështjeve penale sipas nenit 135 paragrafi 2. Pra Kushtetuta, atributin apo tagrin ligjor që të hetojë dhe të ushtrojë ndjekjen penale për veprat e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, nuk ja ka lënë më prokurorisë së përgjithshme. Dhe as më pak asgjëkundi nuk ka tagër të përfshihet në këtë proces Ministria e Brendshme që është pjesë e administratës publike. Pra që është dhe subjekt i ligjit për shkak të korrupsionit që presupozohet të ushtrohet nga drejtues apo pjesëtarë të radhëve të saj.

Por këtë atribut ja jep në mënyrë të qartë pa ekuivok dhe të drejtpërdrejt vetëm prokurorisë së posaçme dhe njësisë së posaçme. Përveç se në Kushtetutë ka edhe një ligj të posaçëm për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar krimin e organizua. Më konkretisht ligji numër 95/2016. Në objektin e këtij ligji thuhet shprehimisht: Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Dhe njësisë së pavarur hetimore si organe kushtetuese  sipas nenit 148 pika 4 të Kushtetutës. Pra Kushtetuta dhe Ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk e përfshin asgjëkund prokurorinë e përkohshme si institucion dhe as ministrinë e brendshme. Ndërkaq në nenin 2, ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te qëllimi i ligjit thuhet shprehimisht. Qëllimi i ligjit është: Garantimi i funksionimit të prokurorisë së posaçme si një prokurori e specializuar për të ushtruar kompetencat e parashikuara në pikën 1 të nenit 148 (dh) të Kushtetutës, në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm, dhe garantimi në pikën dy i funksionimit të njësisë së pavarur hetimore për të hetuar veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe vepra të tjera penale të kryera vetëm nga subjektet e parashikuara në pikën 2 të nenit 135 të Kushtetutës, të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Më tej, në këtë ligj tek neni i 4 ku flitet për Prokurorinë e posaçme, ku thuhet shprehimisht: Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para gjykatës së shkallës së parë, kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar, gjykatës së apelit kundër korrupsionit të krimit të organizuar dhe Gjykatës së Lartë. Në pikën 2 thuhet: “Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli  i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj. Në nenin 5 të të njëjtit ligj, flitet pastaj për byronë kombëtare të hetimit, e cila është strukturë e specializuar e policisë gjyqësore që heton veprat penale në juridiksion penal të Prokurorisë së Posaçme sipas parashikimit të Kodit të procedurës penale. Pra, qoftë Kushtetuta apo ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, nuk ia njohin të drejtën prokurores së përgjithshme, ministrisë së brendshme dhe ministrit të saj të përfshihen në hetimin apo ndjekjen penale për figurën penale të korrupsionit apo krimit të organizuar. Pra, çfarë është kjo marrëveshje? Ky është një show mediatik për të spekuluar në rastin më të keq për të dëshmuar një instrumentalizim dhe kapje politike të Prokurorisë së Përgjithshme sepse edhe njëherë e theksoj, ajo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Për ta justifikuar formalisht, në hyrje të marrëveshjes thuhet se: “Nisur nga fakti për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, sfera e veprave penale dhe objekt i kësaj marrëveshjeje janë kompetencë e prokurorisë për krimet e rënda.

Pra, meqënëse nuk është krijuar në mënyrë të qëllimtë Prokuroria e Posaçme, dispozitat kalimtare të drejtën për të hetuar dhe për të ushtruar ndjekjen penale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ja ka lënë prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dhe bazuar gjithnjë Kushtetutës dhe ligjit mbi prokurorinë, zoti i veprës penale, është vetëm prokurori që ka çështjen në hetim të veprës penale. Mbi të nuk ka asnjë autoritet, as Prokuroria e Përgjithshme dhe as Ministria e Brendshme. Ndërkaq, po ta shikoni me vëmendje marrëveshjen, në përbërje të saj thuhet: Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm arrijnë marrëveshje si më poshtë. Ndërkohë që më poshtë flitet për marrëveshjen midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme. Pra, edhe formalisht, do duhet të kishim të bënim me një marrëveshje midis institucioneve dhe jo marrëveshje midis titullarëve të institucioneve. Diferenca nuk është vetëm formale, por është konceptuale, është logjike, është ligjore. Nuk dua të zgjatem më tej pastaj në një mori gabimesh gjuhësore, logjike dhe juridike që përmban teksti i marrëveshjes, e cila në thelb është jo vetëm antikushtetuese, jo vetëm e paligjshme, jo vetëm e frymëzuar politikisht për të përfshirë institucione që ligji nuk i ngarkon me këtë përgjegjësi në ndjekjen penale apo hetimin e veprave të korrupsionit dhe krimit të organizuar, por është në tërësi edhe një akt që dëshmon injorancë dhe lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike. Prandaj, ajo çfarë unë kërkoj në emër të LSI, por mbi gjithçka në emër të zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjit, është anulimi i menjëhershëm i kësaj marrëveshjeve, bërja e saj dhe formalisht nul nga ata që e kanë nënshkruar sepse ligjërisht ajo nuk ka asnjë vlerë. Është një dokument i pavlerë, një dokument antikushtetues, një dokument antiligjor. Reforma në drejtësi presupozonte dhe presupozon, autoritet ligjor të institucioneve që ligji ju jep tagrin të ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas autoritetit të përcaktuar në Kushtetutë dhe në tërësinë e akteve ligjore të miratuara me paketën e ligjeve të reformës në drejtësi. Nëse duam realisht implementimin korrekt, serioz, institucional dhe ligjor të reformës në drejtësi, le të krijojmë institucionet sipas frymës së Kushtetutës në mirëkuptim dhe në bashkëpunim për të zgjedhur në institucionet e KLP, të KLGJ, të Prokurorisë së Posaçme, të Byrosë së Hetimit e kështu me radhë, njerëz kredibël, njerëz me integritet moral, profesional, ligjor dhe qytetar, dhe jo shërbëtorë të verbër që më së paku përmes injorancës së tyre, nxjerrin blof injorancën qeverisëse, injorancën shtetërore.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al