Luan Rama: Mbajtja në burg e kuksianëve – krim shteteror!

Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar me anë të postimi në faqen e tij në Facebook pas pamjeve filmike ku vërtetohet se protestuesit kuksianë janë arrestuar në mënyrë të paligjshme. “Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”.-shkruan Rama.

Më poshtë postimi i plotë:

Përsëri për qytetarët protestues në Rrugën e Kombit:

Mbajtja në burg e kuksianëve – krim shteteror!

Policia, prokuroria dhe gjykata kanë kryer një krim shtetëror me mbajtjen në burg të 11 kuksianëve të pafajshëm, protestues në “Rrugën e Kombit”.
Sepse e gjithë veprimtaria e tyre është kryer në kundërshtim me kërkesat që parashikon Kodi i Procedurës Penale!
Titullarë dhe përfaqësues të këtyre institucioneve, në bashkëpunim, kanë fallsifikuar dokumentat zyrtare dhe kanë shpërdoruar detyrën!
Pas dëshmive të qindra qytetarëve kuksianë, pas provave shkresore e së fundmi, edhe pas provave filmike, provohet katërcipërisht e pa asnjë ekuivok se jemi përpara një krimi shtetëror të organizuar e të realizuar në bashkëpunim.
Qytetarët e pafajshëm kuksianë janë ndaluar nga policia rreth ores 2 dhe 3 pas mesnate, ndërkohë që në gjykatë janë paraqitur urdhër ndalime që mbajnë orën 10 ose 11 të ditës në vijim, pra 7-8 orë më vonë nga koha e ndalimit të tyre nga policia.
Një precedent i rrezikshëm, një akt unikal e i pashembullt, për të cilin përgjegjësia kryesore bie mbi Prokuroren e Përgjithëshme, e cila edhe vetë është gjithashtu në kushtet e kryerjes së veprës penale të shpërdorimit të deryrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
Ndaj, sipas Kodit të Procedurës Penale, meqenëse është subjekt i posaçëm, për të duhet bërë menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të rënda! Dhe për të tjerët, drejtuesit vendorë të policisë e prokurorët shërbëtorë që në bashkëpunim janë pjesmarrës në këtë krim, duhet bërë kallëzim në prokurorinë më të afërt me prokurorinë e Kukësit, për fallsifikim të dokumentave zyrtare në bashkëpunim!
Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit e një tufë me komisionerë e zyrtarë që vegjetojnë nëpër zyra me gjithëfarë emrash sugjestionues si për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen nga diskriminimi apo organizime të të ashtuquajturës shoqëri civile duke filluar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit e me rradhe, duhet të ngrihen në alarm! Menjëherë dhe pa asnjë hezitim!
Eshtë shkelur Kushtetuta, janë shkrelur Konventat Ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë, janë shkelur ligjet e shtetit, janë shkelur dhe dhunuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut!
11 qytetarë të pafajshëm kuksianë mbahen padrejtësisht në burg!
Kur shteti kryen krim, është detyrë e popullit të bëjë drejtësi!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al