Luan Rama: Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama mori pjesë në Konventën e Dytë të Partisë Demokratike në Bujanoc të Preshevës. Z. Luan Rama përshëndeti Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta.

Në fjalën e tij, z. Rama vlerësoi rolin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si shembull të qëndresës e të patriotizmit.

“Partia Demokratike në Bujanoc është një zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të z. Ilir Meta.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull qëndrese e patriotizmi. Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë”, theksoi z. Luan Rama.

Burimi:(integrimionline\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al