Luan Rama: Në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është pesë herë më i lartë se sa zgjedhjet e vitit 2013

Deklarata për median e Nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, pas mbylljes së procesit të votimit

Mirëmbrëma të gjithëve dhe më lejoni t’i them mirëmbrëma të gjithë Shqipërisë për këtë sjellje qytetare dhe me shumë dinjitet në ditën e sotme në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përkundrejt të gjitha përpjekjeve të dëshpëruara për të manipuluar opinionin edhe tani, pasi ka përfunduar procesi i votimit, më lejoni t’ju bëj të ditur se nga komunikimi me të gjitha grupet tona të vëzhgimit që kanë qenë të instaluara gjatë gjithë ditës pranë qendrave të votimit, vetëm në qytetin e Tiranës, pra jo në Bashkinë e Tiranës, por në qytetin e Tiranës, në 11 njësite administrative të saj, numri i votuesve që kanë votuar pro LSI kalon mbi 100 mijë, ndërkohë në qarkun e Tiranës rezultati i projektuar nga ne është pesë herë më i lartë se sa zgjedhjet e vitit 2013.

Në 7 prej njësive administrative të qytetit të Tiranës, LSI-ja rezulton të jetë forcë e parë dhe mbi këtë bazë më lejoni të përgënjeshtrojë çdo përpjekje për të vazhduar dhe për të manipuluar opinionin me sondazhe apo “exit-poll”-e të parafabrikuara dhe të paguara me qëllim për të mbajtur me frymë atë që përfundimisht nuk ka më asnjë shpresë për të qenë forcë e parë.

Rilindja shkon në opozitë!

Shqipëria ka votuar për qytetarinë, kundër bandave, kundër kanabisit, kundër trafikut, kundër krimit, kundër abuzimit, kundër arrogancës, kundër poshtërsisë në pushtet.

Në momentet në vazhdim ne do t’ju informojmë hap pas hapi për të gjitha procesverbalet që vijnë në LSI nga gupet tona të LRI-së që kanë dokumentuar çdo votues, çdo qytetar që ka votuar për LSI, që ka votuar për Shqipërinë Evropiane.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al