Luan Rama: “Lista e kandidatëve të LSI-së në qarkun Shkodër është më e mira edhe përballë asaj të rivaleve politik, prandaj do të korrë një fitore bindëse”

“Lista e kandidatëve për deputetë e LSI-së në qarkun Shkodër është më e mira edhe përballë asaj të rivaleve politik, prandaj do të korrë një fitore bindëse”. Ky ishte mesazhi që përcollën n/kryetari i LSI-së, Luan Rama dhe deputeti Agron Çela gjatë një takimi me strukturat drejtuese të LSI-së së Shkodrës, ndërsa shoqëroheshin edhe nga prefekti, Paulin Radovani dhe kandidatët për deputetë.
“LSI sakrifikoi shumë për të patur një stabilitet politik, por sot kemi një produkt final që është opozita në qeveri dhe qeveria në çadër. Megjithatë marreveshja nuk na tremb, por përkundrazi jemi të gëzuar që u arrit futja e të gjitha palëve në zgjedhje”, është shprehur Rama gjatë takimit.
Takimi me strukturat dhe anëtarët e këshillit kombëtar kishte në fokus fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, ku nën slloganin “Një shans për të gjithë”, LSI synon të dalë forcë e parë.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al