Luan Rama: Një ditë pas 5 Majit, hipokrizi dhe fyerje!

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka denoncuar se çfarë ndodh vetëm një ditë pas nderimit të figurës së Qemal Stafës për nder të Ditës së Dëshmorëve, në lapidarian e ngritur në vendin ku mbeti i vrarë heroi.

Sipas Ramës, sot në atë lapidar shiten këpucë, duke e cilësuar këtë realitet si fyes për figurën e Stafës, ndërkohë që i ka bërë thirrje Veliajt që të kujdeset në lidhje me programimin e rivitalizimit të Tiranës.

POSTIMI I PLOTË:

Një ditë pas 5 Majit!

HIPOKRIZI DHE FYERJE!

Një ftesë publike për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Dje, më 5 maj, atdheu nderoi të rënët, në ditën e kujtimit e të nderimit të tyre!
Pa zhurmë, pa bujë, në heshtje, me dhembje, me mall e me krenari, mijëra qytetarë në të gjithë Shqipërinë, shkuan pranë varreve të dëshmorëve, shkuan pranë monumenteve e lapidarëve përkujtimorë!
Shkuan dhe nderuan veprën e tyre, sakrificën sublime, gjakun e të rënëve për lirinë e atdheut!
Shkuan edhe autoritetet shtetërore; Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri,ministra, deputetë, prefektë e plot ofiqarë të tjerë!
Mirëpo, për turpin e ofiqarëve të shtetit, shume prej varrezave të dëshmorëve, monumente e lapidarë në nderim të tyre, janë lënë si mos më keq; të dëmtuara, të prishura, të lëna mes ferrave e në jo pak raste edhe mes plehrash, pa përkujdesje, pa respektin që meritojnë shenja të tilla të veçanta të historisë sonë!
Nuk është prej pakujdesisë, është prej hipokrizisë, është fyerje e qëllimtë!
Ndaj, duke marrë shkas prej shqetësimit që më kanë përcjellë disa gjimnazistë të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ku ka rënë Qemal Stafa, po e ftoj publikisht kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që të programojë rivitalizimin, mbrojtjen dhe administrimin e të gjitha vendeve të shenjta të heroizmit popullor, të luftës e sakrificave partizane në veçanti, për t’i shndërruar ato ( monumentet, lapidarët, shtëpitë me histori, pllakat përkujtimore etj), në referenca të biografisë së kryeqytetit e në pika takimi me historinë tonë!
Sepse, nëse në stendat e bunkartit pranë Ministrisë së Brendshme, “Heroi i Popullit” Asim Aliko është vënë poshtë këmbëve të kriminelit Hamit Matjani, të paktën pllaka përkujtimore e vendosur aty ku ra heroikisht “Heroi i Popullit” Qemal Stafa, të mos jetë sfondi i një vitrine ku shitën këpucë!
E teksa shoh këtë foto të pllakës përkujtimore në vendin ku ra Qemal Stafa, m’u kujtua një poezi ndër ato shumë që i kushtohen atij:

Qemal,
Me emrin tënd,
Atdheu peshon mallin,
Për të rënët

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al