Luan Rama: Nuk jam dakort me ju zonja Kryemadhi

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka reaguar duke kundërshtuar fjalët e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ku kjo e fundit në deklaratat publike është shprehur se nuk kemi asgjë kundër Arta Markut. Z. Rama në status ka theksuar se Arta Marku u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi, ndërkohë që një profesionist nuk do ta bënte.
Më poshtë keni statusin e plotë:

Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi!

Që prej votimit antikushtetues në Kuvendin e Shqipërisë, kur zonja Arta Marku u caktua si prokurore zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcimet tuaja publike të shpreheni se “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”.
Më lejoni zonja Kryemadhi t’ju shpreh objeksionet e mia, përkatësisht edhe kundërshtimin tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi dhe pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij!
Një prokuror me integritet qytetar dhe profesional, një profesionist që karrierën e bazon në zotësitë profesionale dhe jo në konjukturat politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhërit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmes një një procesi krize dhe konflikti politik!
Procesi antikushtetues dhe antiligjor i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as virtual dhe as imagjinar. Ai ka autorë realë, ka protagonistë, ka aktorë, ka njerëz përgjegjës, dhe Arta Marku është një ndër ta!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al