Luan Rama: Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një

Zv. Kryetari i LSI Luan Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!

Më poshtë postimi i plotë:

Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një:

Prokuroria e Republikës pa Prokuror të Përgjithshëm;

Sherbimi Informativ i Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm;

Policia e Shtetit pa Drejtor të Përgjithshëm!

Institucionet e luftës kundër krimit në kaos, në pasiguri, të kapura e nën presion, krimi rritet, forcohet, qeveris!

CIA jep alarmin: Shqipëria rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin, është rritur e zgjeruar prodhimi i kanabisit, ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo aktivitete të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al