Luan Rama: Parlamentarizmi i vrarë, demokraci e gjymtuar!…

Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama gjithashtu ka reaguar për seancën e sotme në Kuvend dhe mos dhënien e fjalës opozitës. Rama shprehet se klasa politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk e meritojnë çeljen e negociatave!

“Që qytetarēt të mos ndëshkohen prej parlamentarizmit të vrarë e papërgjegjshmërisë politike, të dëshmojnë se e meritojnë Europën nën moton: koha e qytetarëve, jo e kartonparlamentarëve!”-shkruan Rama

Më poshtë statusi i plotë:

Edhe pak ditë na ndajnë nga marrja e vendimit, nëse Këshilli Europian do t’i çelë ose jo negociatat me Shqipërinë!

Mirëpo, Kuvendi i marrë peng nga arbitrariteti dhe arroganca e maxhorancës së qeverisë së drogës, Kuvendi i zhurmës dhe i kartonakanabisit, Kuvendi që ka frikë nga debati, transparenca dhe zbatimi i ligjit, edhe sot dëshmoi se parlamentarizmi është vrarë në Shqipëri! Dhe parlamentarizmi i vrarë, në një republikë parlamentare siç e sanksionon Kushtetuta Republikën e Shqipërisë, eshtë më e pakta dëshmi e një demokracie të gjymtuar.

E kur nuk ka parlamentarizëm, kur nuk ka dialog politik, kur nuk ka ushtrim të atributeve kushtetuese të Kuvendit, kur demokracia është e gjymtuar dhe e dhunuar, si mundet t’i japim mesazh Europës që të na çelë negociatat?!

Klasa politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk e meritojnë çeljen e negociatave!

Ndaj, që qytetarēt të mos ndëshkohen prej parlamentarizmit të vrarë e papërgjegjshmërisë politike, të dëshmojnë se e meritojnë Europën nën moton: koha e qytetarëve, jo e kartonparlamentarëve!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al