Luan Rama: Parlamenti të mërkurën para provës pro apo kundër reformës në drejtësi!

Zv. Kryetari i LSI, Luan Rama në një konferencë për shtyp të dhënë para pak minutash është shprehur se qëndrimi i LSI-së është parimor për të mbështetur çdo hap në luftë kundër krimit.

Më poshtë deklarata e plotë:

Më lejoni t’ju informoj se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të LSI, si pikë e parë e rendit të ditës u diskutua dhe u shqyrtua rendi i ditës së Kuvendit në seancën që do të mblidhet të mërkurën, ku do të paraqitet raporti I Komisionit të Posaçëm që u diskutua dhe u shqyrtua në fund të javës së kaluar, në lidhjen me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria për autorizimin për të proceduar penalisht me hapat ligjor ndaj një deputeti të maxhorancës. Grupi parlamentar I LSI rithekson edhe njëherë qëndrimin e vetë, parimor, ligjor dhe në përputhje jo thjesht dhe vetëm me moralin tonë politik, por edhe në përputhje me aspiratën e qytetarëve të cilët presin nga Kuvendi dhe nga të zgjedhurit e popullit në forumin më të lartë të vendimmarrjes, qasje që respekton ndarjen e pushteteve, qasje që respekton autoritetin kushtetues të institucioneve të drejtësisë, prandaj ne do të votojmë siç kemi konfirmuar pro miratimit të kërkesës së Prokurorisë për ti çelur rrugën çdo veprimi procedurial që organi I akuzës e çmon se I shërben hetimit të paanshëm dhe shterues të çështjes ndaj të cilës ka filluar procedimi penal, dhe njëkohësisht edhe zbardhjes së vërtetës në lidhje me të gjithë veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal. Nuk jemi përpara një individi, apo përpara një episodi të shfaqjes së veprimtarisë kriminale, por jemi përballë veprimit të organizuar të një grupi të strukturuar kriminal, që fatkeqësisht gjen tentakulat e veta edhe në përbërje të qeverisë. Kjo është arsyeja e sulmeve politike të ndërmarra ditë e fundit, dhe të artikuluara më drejtpërdrejt sot nga kryetari I PS njëherazi dhe kryeministri i vendit, në mbledhjen e grupit të vetë parlamentar. Prandaj edhe grupi parlamentar i LSI jo vetëm distancohet, por e dënon qartë dhe prerë sulmin politik mbi organet e drejtësisë si një përpjekje për ta devijuar tehun e goditjes në zbatim të ligjit dhe fokusin e reformës së drejtësisë, nga goditja e veprimtarisë kriminale tek qëndrimet tërësisht të kompromentuara të shumicës parlamentare, e cila në kundërshtim me retorikën e vetë për Reformën e Drejtësisë, po dëshmon të kundërtën, faktin që ka zgjedhur që në sfidën mes shtetit dhe grupeve të organizuara kriminale të mbajë anën e krimit, që ka zgjedhur që në përballjen mes ligjit dhe krimit të mbaj anën e krimit, që ka zgjedhur që në përballjen mes së vërtetës dhe grupeve të strukturuara kriminale të trafikut të drogës, të mbrojë trafikantët e drogës. Kjo është e qartë tashmë si drita e diellit në sytë e të gjithë shqiptarëve, vetëm pritet që seanca e ditës së mërkurës të dëshmojë përfundimisht kush është Pro reformës në drejtësi dhe kush është kundër reformës në drejtësi. Nga ana tjetër grupi parlamentar i LSI inkurajon organet e drejtësisë, të mos sugjestionohen, të mos frikësohen dhe të mos stepen në vendosmërinë e tyre për të zbatuar ligjin përballë sulmeve politike që do të vazhdojnë të shtohen dhe të rriten më tej, sepse e vetmja rrugë dhe I vetmi mjet që I ka mbetur krimit të organizuar dhe trafikantëve është të mbrohen nën koperturën politike të investimit të qeverisë. Gjithashtu grupi parlamentar i LSI u njoh përmes deputetit Nasip Naço me përmbajtjen e raportit që do ti paraqitet Kuvendit në emër të opozitës, dhe e miraton plotësisht qëndrimin që do ti paraqitet kuvendit në emër të opozitës, përmes raportit, i cili edhe njëherë e theksoj, miraton, mbështet dhe aprovon kërkesën e organit të akuzës për të proceduar në përputhje me normat që kodifikon kodi i procedurës penale, ndaj kësaj organizate të strukturuar të krimit të trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkaq më lejoni të theksoj se grupi parlamentar i LSI mbështet qëndrimin e opozitës për të bojkotuar të gjithë praninë në komisionet parlamentare, me vetëm një përjashtim, pasi nesër është programuar më herët, një mbledhje e Komisionit të Shëndetësisë, ku për shkak të çështjes shumë sensitive me ndjeshmëri dhe me sensibilitet njerëzor, qytetar dhe politik që do të shqyrtohet atje, Kryetari i Komisionit z.Petrit Vasili do të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ne do të vazhdojmë aksionin politik dhe qytetar të vendosur që Fronti Kombëtar i luftës kundër krimit të organizuar, që Fronti Kombëtar I luftës kundër trafikut të drogës të fitojë, sepse kjo është në interes të qytetarëve, është në interes të së ardhmes europiane të Shqipërisë, e cila për hir të së vërtetës sot është e afishuar në axhendën mediatike, politike dhe ligjore të Europës, si një vend, ku krimi dhe qeveria, qeveria dhe krimi janë një, dhe veprojnë tamam si një grup I strukturuar kriminal.

Burimi:(Integrimi.al/E.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al