Luan Rama për ndarjen nga jeta të Hajdaragës: Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Teksa shpreh dhimbje për këtë humbje, Luan Rama thotë se “të gjithë ne; humbëm shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë”.

“Eshtë ndarë nga jeta Profesor Luan Hajdaraga!
Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhembjen, veç, ndjej që rëndesa e saj është bërë aq e madhe, sa ishte mirësia e dashuria e fisme dhe e paqtë që ai njeri fali gjithë jetën e vet!
Familja humbi njeriun e vet më të dashur, e të gjithë ne; shokun, mikun, profesorin tonë të pazëvendësueshëm, njeriun qytetar e përherë të angazhuar në sfidat e mëdha të kohëve të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe kombi ynë!
U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti shok, mik, vëlla!”, shkruan deputeti i LSI, Luan Rama

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al