Luan Rama: Reforma në Drejtësi merret peng prej klikës së drogës

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deputeti i LSI-së, Luan Rama e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si një proces korruptiv dhe pervers. Z. Rama ka shtuar gjithashtu se reforma po merret peng prej klikës së drogës.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Rama:

Reforma në Drejtësi – merret peng 
prej klikës së drogës!…

Asnjë dilemë: klika e drogës merr peng reformën në drejtësi! Në vend të një procesi kushtetues, transparent dhe konsensual, të hapur e gjithëpërfshirës, klika e drogës po e shndërron reformën në drejtësi në një proces korruptiv dhe pervers!
Kapja e sistemit te drejtësisë u dëshmua edhe sot me shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm!
Sepse në të dy rastet u shkel Kushtetuta, u shkel ligji, nuk u respektuan kriteret ligjore, u shkel konsensusi, nuk pati transparence!
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë – akt i turpshëm, i shëmtuar, i paprecedentë! Dëshmi e kapjes politike prej klikës së drogës!
Në të drejtën zakonore shqiptare ekziston një aksiomë, sipas të cilës “shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”. Por miku duhet të sillet si mik e të mos bëhet zot shtëpie dhe i parë aty ku e presin dhe e respektojnë si mik.
Komentet për autoritetin kushtetues të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nuk janë në tagrin e asnjë zyre dhe të asnjë zyrtari, cilido qofte ai!
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e thotë qartë e pa asnjë ekuivok, për shqiptarët dhe për të huajt: Shqipëria është republikë parlamentare. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al