Luan Rama: Reforma Zgjedhore për të garantuar suksesin në reformën në drejtësi.

Jam sot në këtë konferencë shtypi për të risjellë në vëmendjen e opinionit publik faktin që në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mori një vendim për të zgjatur edhe me dy muaj kohën e punës së komisionit të posaçëm parlamentar që në fakt do të duhet të merret sërish me reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore është një çështje e rëndësishme, është një prioriteti i rëndësishëm, është padyshim përgjegjësi dhe detyrim i madh i të gjithë klasës politike në vend, në mënyrë të veçantë do të thoja i forcave politike që përfaqësohen në Kuvend dhe që kanë përgjegjësinë që ta realizojnë reformën zgjedhore.

Mirë po çfarë ka ndodhur?!

Në të gjithë kohën që iu la në dispozicion komisionit të posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, nuk u bë e mundur të reflektohej asnjë prej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ashtu sikundër nuk e bë e mundur që forcat politike të reflektonin angazhimin dhe kontributin e tyre real për të realizuar ato rekomandime që do të mund të garantojnë një proces zgjedhor korrekt, të ndershëm, të paanshëm, sipas standardeve të OSBE-ODIHR.

Ndaj në emër të LSI-së edhe një herë i ftojë forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, në mënyrë të veçantë PS dhe PD që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin aq sa ç’është e mundur tashmë në këtë limit të kufizuar kohe, të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

LSI ka qenë e gatshme, është e gatshme, dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë edhe në këtë rast, siç bëri në reformën në drejtësi, kontributin e vet për të bërë të mundur mbërritjen e konseusist të nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të realizohet me konsensusin e të gjitha palëve duke dëshmuar kështu jo vetëm pjekuri politik, jo vetëm angazhim real, por mbi të gjitha përgjegjshmëri përball qytetarëve dhe përgjegjshmëri gjithashtu edhe përball partnerëve tanë ndërkombëtar.

Reforma zgjedhore, duke garantuar zgjedhje sipas standardeve, do të bëj të mundur edhe suksesin e reformës në drejtësi, edhe suksesin e të gjitha reformave të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit.

Prandaj nga kjo pikëpamje,dhe me këtë angazhim, me këtë përgjegjësi, pra që të bëhet e mundur realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve edhe suksesi i reformës në drejtësi, është e rëndësishme, është padyshim përgjegjësi e madhe që të realizohet me sukses të plotë reforma zgjedhore.

Ky është testi i radhës. Ky është testi i radhës për angazhimin real, për vullnetin real dhe për kontributin real të faktorëve politik për të bërë të mundur që të dëshmojnë se atë çfarë kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë patur dhe nuk e kanë demagogji, por të dëshmojnë që e kanë angazhim real dhe përgjegjësi reale që duhet përmbushur.

Rama çfarë komenti keni për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj qëndrimit që mbajti Lëvizja Socialiste për Integrim në seancë plenare lidhur me koncesionin e laboratorëve spitalor?

Partia Demokratike është sovrane në qëndrimet që mbanë dhe në të gjithë aksionin e vet politik, ashtu si kundër është sovrane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në qëndrimet që mbanë, në nismat politik dhe elektorale që ndërmerr dhe padashur t’i hyjë polemikave pa vend, më lejoni të ritheksojë atë që sapo thashë pak më parë, që reforma zgjedhore është testi i radhës. Dhe reforma zgjedhore është prova e angazhimit real, e bashkëpunimit real, e përgjegjësisë konkrete për të bërë të mundur përmbushjen e të gjitha rekomandime të OSBE-ODIHR. Përball kësaj sfide, ne jemi të gatshëm, kush dëshiron të bëhet pjesë e kontributit pozitiv është i mirëpritur dhe ne vetëm do të bëjmë të mundur realizimin me sukses dhe pse jo me konsensus të reformës zgjedhore.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al