Luan Rama: Shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, skandal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi zgjedhjen e Prokurit të ri pas skadimit të mandatit të Adriatik Llalla. Z. Rama i ka cilësuar këto zgjedhje si një skandal i vërtetë.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Rama:

Shorti për zgjedhjen e Këshillit 
të Emërimeve në Drejtësi 
(KED) – SKANDAL:

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!
Reforma në Drejtësi e kompromentuar!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al