Luan Rama: Skandal, shteti kundër drejtësisë

Zv/Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka reaguar kundër deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshmë mbi ekstradimin e “financierit” të Habilajve, Nezar Seitaj. Sipas Ramës rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit është i paprecedent dhe skandaloz. Deputeti ka mbyllur statusin duke thënë se kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikish, këto raste ndodhin.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Skandal: shteti kundër drejtësisë!

I arrestuari për trafik droge “arratiset” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!

Eshtë i paprecedent dhe skandaloz rasti i ekstradimit për në Itali të shtetasit Nezar Seitaj, i ndaluar me urdhër-ndalimi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që prej datës 19 tetor 2017.
Eshtë shkelur Kodi i Procedurës Penale (nenet 449 dhe 500); është shkelur edhe Ligji për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë (nenet 40 dhe 41) !
Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda duhej të kishte nisur menjëherë hetimin e këtij skandali, që përbën gjithashtu një krim të rëndë shtetëror!
E meqë nuk ka njoftim ta ketë bërē, është në kohë ta bëjë sa më parë, duke filluar çështjen penale në ngarkim të autorëve që organizuan dhe realizuan në bashkëpunim ekstradimin e paligjshëm të të vetmit “peshk të madh” të trafikimit të drogës që kishin të arrestuar, i cili u “arratis” nga qelitë e paraburgimit me ndihmën e shtetit!
Sepse është skandaloze që Prokuroria ka nisur një “hetim administrativ” për prokurorët që arrestuan dhe hetonin trafikantin, ndërkohë që do të duhej të ishin arrestuar tashmë, më e pakta për shpërdorim detyre dhe pengim te hetimit të gjithë ata që në bashkëpunim organizuan dhe realizuan ekstradimin e paligjshëm!
Naiviteti apo injoranca e deklaratës së Prokurorisë së Përgjithëshme dhe e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishin dijeni që ai ishte i arrestuar apo që ndaj tij nuk kishte filluar çështje penale, nuk mund të jenë justifikim e aq më pak argument, për të mbuluar shkeljet e rënda ligjore!
Kështu ndodh kur shteti është kundër drejtësisë dhe kur reforma në drejtësi është e kapur politikisht!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al