Luan Rama, takohet në Pekin me ish-Kryeministrin e Italisë dhe mikun e shqiptarëve, Romano Prodi

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama ka përshëndetur me anë të një statusi në Facebook, takimin me Romano Prodi, ish – Kryeministër i Italisë dhe ish – President i Komisionit Europian nga Kina ku ndodhet në një konferencë të mbajtur.
Më poshtë statusi i plotë i z. Rama:

Me një mik të mirë të Shqipërisë: Romano Prodi, ish – Kryeministër i Italisë dhe ish – President i Komisionit Europian.
Pekin, në konferencën:
“PKK in dialogue with world political parties high-level meeting”.
Gjatë takimit shfrytëzova rastin ta falenderoj zotin Prodi për rolin e veçantë që ai ka luajtur në mënyrë të veçantë 20 vjet më parë pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997!
“-Ndjehem me zemër një mik i Shqipërisë, më tha zoti Prodi, e do te vi në Tiranë pas disa ditësh në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”.
Biseduam gjithashtu edhe për rolin që duhet të luajnë partitë politike në emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al