Luan Rama: U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi vdekjen e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, z. Jonuz Musliu.Rama tha se vdekja e këtij të fundit është një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës.

Më poshtë statusi i plotë :

Eshtë ndarë nga jeta Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, njëherësh edhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit!
Eshtë një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës!
Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor bashkëshortes së tij dhe tre djemve; Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit si dhe të gjithë shokëve e miqve të Jonuzit!
U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!

Burimi: (Integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al