Një luan i cili po jepte shfaqje brenda një kafazi në cirk, sulmoi stërvitësin e tij, në sytë e spektatorëve.

Momenti kur 32-vjeçari kapet nga luani, u fiksua nga spektatorët që po ndiqnin shfaqjen, të cilët e postuan në rrjetet sociale.

Incidenti i rëndë ndodhi në fund të muajit mars gjatë një shfaqje në Lugansk të Ukrainës.

Stërvitësi i luanit pësoi dëmtime të rënda në krahë, këmbë dhe kurriz.

Në videon që noa.al sjell më poshtë shihet se si publiku ulëret teksa sheh skenën.

Dyshohet se sulmi erdhi për shkak të stërvitjeve stresuese që iu nënshtrohen kafshët gjatë performancës.