Luksemburgu është bërë vendi i parë në botë që siguron transportin publik falas për të gjithë.

Qendra e vogël e BE-së synon të forcojë përdorimin e tramvajit, trenave dhe autobusëve dhe të shpëtojë veten nga bllokimet e trafikut për të cilën fajëson udhëtarët që përdorin makina private.

Ministri i Transportit Luksemburg, Francois Bausch e quajti 1 marsin një “ditë të shkëlqyeshme” pasi në këtë ditë Luksemburgu u bë vendi i parë në tokë që në një përpjekje për të “motivuar” banorët dhe 214,000 udhëtarët e huaj siguroi transportin falas.

Kjo nismë është pjesë e një plani të qeverisë pwr tw liruar trafikun nga makinat private por edhe për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Siç bëhet me dije transporti do të jetë falas edhe për vizitorët që do të shkojnë në Luksemburg. “Ju nuk do të keni nevojë më për një biletë për të hipur në ndonjë autobus kombëtar, tren ose tramvaj”, tha ai duke shtuar se, “edhe transportuesit nga vendet fqinje do të përfitojnë nga tarifat e ulura”.

Ministri i Transportit në Luksemburg François Bausch ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”. Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.