Luleshtrydhet, Panariti: Presim analizat nga laboratorët në Itali

luleshtrydhe-2Ministria e Bujqësisë ka dërguar mostra në qendrën e referencës në Itali për të analizuar nivelin e pesticideve tek luleshtrydhet. Ministri Panariti thotë se rezultatet do të publikohen menjëherë dhe do t’i shërbejnë dhe kryqëzimit me analizat e bëra nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

“Niveli i insekticideve pesticideve i stimulantëve është shumë herë më poshtë se niveli maksimal i lejuar, 10 deri në 20 herë, por kemi cuar mostra në shtetin italian, rezultatet vijnë cështje ditësh”, thotë Panariti.

Çështje ditësh është edhe ngritja e një laboratori në zemër të bujqësisë shqiptare, në Lushnje, kërkesë kjo që fermerët e bëjnë prej shumë vitesh.

“Kemi gjetur vendin në një nyje nevralgjike që është unaza e Lushnjes ISUV-i, ka një set pajisjesh që do na i vërë në dispozicion, por më i rëndësishëm është faktori njeri, do përpiqem të përfshij të rinj që kanë studiuar për kimi”, shton ai.

Ministri thotë se ky laborator i posaçëm do t’i shërbejë monitorimit të inputeve bujqësore, farërave, por edhe këshillimit të fermerëve për procedurat e plehrimit apo masave mbrojtëse që mbetjet toksike të mos përcohen tek produkti.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al