8 persona kanë humbur jetën, teksa 12 të tjerë janë shpallur të humbur pas përmbytjeve masive që pushtuan ishullin e Majorkës në Spanjë ditët e fundit.

Sipas mediave të huaja, pëmbytjet erdhën pas reshjeve të dendura që pushtuan vendin gjatë fundjavës, ndërkohë që raportohet të ketë rënë rreth 20 cm shi në më pak se 4 orë.

Ishulli ka shpallur gjendjen e emergjencës, në një kohë që në të gjithë perimetrin e prekur nga vërshimi i ujërave janë shpërndarë rreth 100 trupa zjarrëfikësish dhe 80 ushtarë.

Rreshjet e shiut kanë nisur që të enjten e kaluar pa ndaluar, duke vështirësuar kështu punën e emergjencave.