Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Ishëm duke shkaktuar përmbytje në dy fshatra të Fushë Krujës.

Si rrjedhojë e kësaj janë përmbytur tokat bujqësore në fshatrat Murqinë e Mallkuç.

Fatmirësisht, uji nuk kam mundur të depërtojë në banesa.

Ndërkaq, edhe një nga rrugët e fshatit Murqinë është bllokuar nga uji.