Në Bahrein po zhvillohen provat e lira në kuadër të garës së kësaj fundjave në Formulën 1, ndërsa Corinna Schumacher duket se është vizitorja speciale.

Bashkëshortja e Michael Schumacherit ka udhëtuar drejt Bahreinit, për të ndjekur nga afër debutimin e të birit, Mick Schumacher, që do të kryejë testet me Ferrarin aktual, të martën e 2 Prillit.

Corinna është parë në ambientet e skuadrës italiane, ndërsa ka konsumuar edhe një kafe me drejtues të Ferrarit, në diellin e nxehtë të Bahreinit.