Macron uron Presidentin Meta / “Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik”

Presidenti i Francës, z. Emmaunel Macron, i ka dërguar mesazh urimi z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në telegramin e tij, z. Macron shpreh bindjen se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.
Teksti i plotë i letrës:
Zoti President Meta,
Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat dukem më dërguar urimet tuaja me rastin e zgjedhjes sime si Presidenti i Francës.
Duke më zgjedhur në Postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Edhe unë ju dërgoj, nga ana ime, përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më 28 prill 2017.
Jam i sigurt se gjatë mandatit tuaj, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në saj të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.
Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet tuaja të përzemërta, ju lutem të pranoni zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Emmanuel Macron
President i Republikës Franceze

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al