Magani: Përballuam presionin, fitoren e merituam

Trajneri i Teutës Gugash Magani u shpreh për “Supersport” pas ndeshjes me Vllazninë se skuadra e tij e meritoi fitoren edhe pse skuadra vinte me një presion të madh në këtë përballje.“Gjatë gjithë javës skuadra ka qenë nën presion për shkak të objektivave që u vendosën gjatë rrugës.

Humbja me Flamurtarin ishte e hidhur për ne dhe është e vështirë që këta të rinj t’i motivosh dhe t’u kërkosh të jenë të balancuar.E filluam shumë mirë ndeshjen, ishim gjithë kohën në gjysmëfushën kundërshtare dhe duhej ta kishim dyfishuar rezultatin. Morëm një fitore të merituar.

Skuadra e Vllaznisë erdhi me një fytyrë tjetër dhe mendoj se do t’u hapë punë të gjithë skuadrave të tjera”.I pyetur për paraqitjen e dy blerjeve të dimrit, Lena dhe Jonathan, Magani u përgjigj: “Lena është i konfirmuar por i duhen minuta në dispozicion sepse ka qenë i dëmtuar, ndërsa Jonathan ka shumë punë për të bërë sepse nuk është mirë fizikisht dhe është mbipeshë por unë kam besim te aftësitë e tij”.

Burimi: Super sport

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al