Majlind Lazimi: Klima e biznesit në vend nuk është e mirë, taksa e banesës është trefishuar

I ftuar në studion e ‘Report TV’, Sekretari Ekonomik i LSI, z. Majlind Lazimi, ka komentuar në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2018, taksat dhe planet e investimeve që ka paralajmëruar kryeministri Rama dhe kabineti i tij qeveritar. Ai shprehet pesimist në lidhje me efecincën e këtij buxheti, pasi i mungojnë prioritetet dhe planet e studimit të fizibilitetit të projekteve investuese.

Më poshtë keni intervistën e plotë të z. Lazimi:

Cilat janë vërejtjet kryesore që LSI paraqet ndaj buxhetit 2018?                             Në tërësi kemi një përshkallëzim sa i përket taksave të reja, taksat e banesave, do të kemi një trefishim, 45 dollarë, pra një trefishim. Sa i përket stimulit fiskal, kemi një stimul në fushën e turizmit, pra në tërësi ka një disbalancë në tërësinë e bizneseve. Shumë raporte, flasim ka një ngushtim për shtresën e mesme, po të bëjmë një analizë në makro dhe mikro, shqiptarët duan të jenë të rrezikuar se iu shërben një pjese shumë të vogël.

Cilat janë sugjerimet LSI për këtë buxhet?                                                                 Sa i përket taksave, është e patolerueshme të kesh një taksë më të lartë në Ballkan. Ekonomia shqiptare, prandaj është shumë informale, subjektet e kanë të pamundur mbijetesën, pasi është një barrë e lartë fiskale. Nëse duam të luftojmë informalitetin, ne duam të ulim taksën. Vendet e rajonit kanë plane konkrete për investimet. P.sh. Maqedonia ka 150 milionë euro për subvencionet për bujqësinë. Sektorët duan të kenë faturat e tyre. Qeveria ka një paketë 1 miliard, ne kemi dyshimet tona logjike,pra ky projekt ka një mungesë studimit të fizibiliteti dhe ndarjen jo sipas prioriteteve. S’është normale edhe demokratike, mënyra për të rritur taksat do të ketë një bumerang në ekonomi. Barra fiskale është rritur, por jo prurjet në Buxhet, kjo po sjellë një vështirësi për subjektet në Shqipëri, rritja e taksave nuk lufton informalitetin dhe ekonominë të shmangur nga taksat. Në fakt këtë kambanë alarmi e kemi ngritur, dhe ne kemi vënë theksin, se projekti në fjalë mund të jetë një shteg, i cili do të shërbejë për të pastruar paratë. Për ne është shumë e rëndësishme transparenca se ku gjenerohen këto të ardhura që investohen. Ne kemi dyshime, që nëse këto para nëse nuk merren nga bankat, kjo është një skemë që duhet të mbikëqyret. Nëse krimi i organizuar fut hundët, ne jemi të rrezikuar.

Sa i përket hyrjeve dhe daljes së valutës nga vendi, çfarë sugjerojnë shifrat e INSTAT, ekonomia a është në rrugë të mbarë?                                                        Unë mendoj se nuk është në rrugët të mbarë, kemi shumë raste të ikjes së parasë nga vendi dhe një realitet i tillë shqetëson jo pak ekonominë dhe krijon dyshimet e veta.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al