Majlinda Kelmendi shkruan historinë, fiton medaljen e artë

20140926_52KG KELMENDI(IJF)-CHITU(ROU)-9814_2014 World ChelyabinskMajlinda Kelmendi ka shkruar historinë duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja arriti të fitonte në finale ndaj një kundërshtare italiane dhe u duk shumë e emocionuar në fundin e ndeshjes.

“Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjë të ndihem si sot”,është shprehur ajo.

Xhudisjta kosovare mundi në finale 1 me 0 me pike italianen Odette Giuffrida.
Për të arritur deri në finale, Majlinda mundi Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezen, Misato Nakamuras.

(Burimi:ATSH/Xh.N)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al