Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në Gramsh.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e HEC-it të Banjës.

Ngjarja ka ndodhur në një sheshpushim. Deri tani mësohet se nga liqeni është nxjerrë trupi i pajetë i një personi.

Viktima është identifikuar si G.A, 57-vjeç.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji dhe pritet mbërritja e polumbarëve pasi dihet ende sa persona kanë qenë në makinë.