Një aksident është shënuar pak minuta më parë në rrugën transballkanike në Vlorë.

Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

I plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u shoqërua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.