Malaj: Ndryshime ligjore në 2017, do të ketë edhe edukatorë djem për kopshte

14444730_1300472563299332_2932829887977731191_oMinistria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë bursa për studentët që duan të ndjekin studimet për edukatorë në arsimin parashkollor.

Zëvëndësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një prononcim për ATSH-në tha se në vitin 2017 do të bëhen ndryshime ligjore, duke motivuar studentët-djem me bursa, për ata që duan të bëhen edukatorë në kopshte.

Sipas saj, të gjitha këto ndryshime do të vijnë në kuadër të ndryshimit të steriotipeve gjinore që ekzistojnë në Shqipëri, duke punuar në drejtim të barazise gjinore.

“Jemi në një situatë kur flitet shumë për barazinë gjinore, por realiteti është krejt ndryshe. Ndaj, mendoj se janë të domosdoshme ndryshimet ligjore duke mbështetur me bursa djem që duan të vazhdojnë studimet për edukatore. Ne si ministri po punojmë në këtë drejtim”, përfundoi ajo.

(Burimi:ATSH/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al