Hetimet e kryera nga policia e Denver ka gjetur fajtore një nënë në SHBA për vrasjen e vajzës së saj 7 vjeçare dy vite më parë.

Nga hetimet e kryera, Kelly Renee Turner bindi mjekët që t’i hqnin vajzës së vogël stomakun me pretendimin se ajo vuante nga një sëmundje e rrallë. Madje ajo falsifikoi dokumentat që përmbanin diagnozën.

Pas operimit të vajzës ajo hapi një llogari bankare tek GoFundme për të kërkuar para nga bamirës të ndryshëm me pretekstin se do t’i përdorte për kurimin e vajzës së saj.

Ajo mblodhi një shumë prej 440.000 dollarësh por e la vajzën e saj të vdiste. Nga ajo që raporton The Sun, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë uria por asgjë nuk është bërë ende e ditur.

Gjykata e Denver nuk ka vendosur ende masën e arrestit për nënën. Kjo histori ka shkaktuar dhe reagimin e organizatave për kurimin e kancerit.

Ato akuzojnë dhe mediat të cilat e trajtuan si rast të mirëqenë dhe ngrenë alarmin për mashtrime të tjera.