Kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja duket se nuk i ka shumë mirë marrëdhëniet me mediat.

Ai e ka treguar edhe më parë se ka përplasje me gazetarët, por sot e ka tejkaluar në reagimet e tij.

Gazetarë të shumtë sot ishin të pranishëm në Komisionin e Ligjeve, kur Manja ka vendosur që të nxjerrë jashtë kamerat.

Arsyetimi i tij ka qenë se po dyshonte se operatorët ishin duke filmuar telefonat e deputetëve.

Këtë fakt e ka bërë publik me një postim në Facebook, gazetarja e ReportTv, Esiona Konomi.

Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit të Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve.

Z. Manja ndërpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramanët po xhironin telefonat e deputeteve.

Gjuha e toni i papërshtatshëm e fyes na detyroi të braktisim të gjithë mbledhjen dhe po “shijojmë” korridorin e Kuvendit teksa Manja po bën moral brenda mbledhjes mbi punën tonë, se të tijën e kryen me dinjitet’, shkruan Konomi.

Image